Ekspertët kroat për zgjedhje demokratike: Duhet vullnet i qartë politik
Shkëmbimi i përvojave të sektorit joqeveritar si dhe të shteteve tjera janë rekomandimet kryesore të tribunës së sotme me temë “Si të realizohen zgjedhje të drejta”...

Sektori joqeveritar duhet të jetë korrigjues i procesit zgjedhor, theksuan ekspertët nga Kroacia, sipas të cilit edhe qytetarët gjatë këtij procesi duhet të sillen me përgjegjësi.
“Në 2005 -tën kishim votues që kanë vdekur, por me ndryshimet e ligjit kjo nuk është e mundur. Zgjedhjet në 2007-tën i shpallëm si jotransparente, ndërsa kryeministri, Ivo Sanader, po vuan dënimin për shkak të skandalit për financimin e partisë politike. Konsideroj se Maqedonia duhet të marrë parasysh përvojën kroate, sepse vendi ynë hyri në BE”- deklaroi Dragan Zeliq nga OJQ “Gong”.
“Tek ne Komisioni Shtetëror Zgjedhor numëron nëntë anëtarë, gjashtë profesional dhe tre me orar jo të plotë. Mes tyre është edhe kryetari i KSHZ-së i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Gjykatës Supreme”- tha këshilltarja e ministrit të Administratës-Kroaci, Aleksandra Joziq-Ilekoviq.
“Rezultatet na tregojnë për krizë të thellë politike dhe ideologjike, vendi ka instaluar vlera tjera dhe kjo garniturë politike e populizmit autoritar nuk do mundet të rrënohet sepse para bashkësisë ndërkombëtare ata pranojnë gjithçka që funksionon si e vërtetë virtuale që mbulon regjimin diktatorial të cilin ne po e përjetojmë”- theksoi profesori universitar, Lubomir Fërçkovski.
Edhe në Kroaci përdoret modeli zgjedhor i Dontit dhe ka sistem proporcional. (Flutura Latifi, TVM2)
