Futboll

Blerim Dzemaili transferohet te Genoa

31.08.2015 18:34

Pas një sezoni të kaluar të Galatasaray në Superligën turke, Blerim Dzemaili kthehet në Serinë A. Shqiptari me pasaportë zvicerane i është bashkuar Genoa-s...

Një transferim i realizuar në më pak se 24 orë. Ajo që lindi vetëm si një ide, u konkretizua pasi mesfushori ndoqi nga afër ndeshjen ku Genoa fitoi 2-0 me Veronën, në stadiumin “Luigi Ferraris”.
 
29-vjeçari gjeti marrëveshjen me presidentin Preziosi, ndërsa më parë drejtuesi i klubit arriti akordin me Galatasaray-n për huazimin e futbollistit.
 
70 për qind të pagës, mesfushori do ta përfitojë nga Galatasaray, për një total prej 2,1 milionë Eurosh, ndërsa 30 për qindëshi i mbetur do të paguhet nga skuadra italiane.
 
Mesfushori firmosi kontratë 2-vjeçare me Genoan dhe për të luajtur në Serinë A ai refuzoi ofertat e zviceranëve të Grasshoppers e Sion.
 
Blerim Dzemaili kthehet në kampionatin italian, ku nga viti 2008 deri më 2014-ën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave si Torino, Parma e Napoli.
 
Lojtari i lindur në Tetovë nuk arriti të linte gjurmë në Turqi. Me Galatasaray-n ai luajti vetëm 21 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Champions League.