Futboll

Perisic, zyrtarizohet te Inter

31.08.2015 18:38

Mesfushori kroat, Ivan Perisic, është lojtar i ri i Interit...

Klubi Neroazzur ka bërë të ditur mbrëmë vonë se ai ka nënshkruar deri më 30 qershor 2020 me klubin që po drejtohet nga Roberto Mancini.
 
Perisic 26 vjeç katër stinorët e fundit i ka kaluar te Wolfsburgu në Gjermani, derisa më parë ka luajtur edhe përBorussia Dortmundin, Brugge eSochauxnë.
 
Inter ka shënuar fitore në dy xhirot e para të stinorit me golat e përforcimit nga Manchester City, Stevan Jovetic.