Maqedoni

Dakordohen çmimet blerëse të rrushit për verë

31.08.2015 19:20

Blerësit e rrushit dhe vreshtarët arritën marrëveshje për çmimin minimal blerës të kilogramit të rrushit për verë në takimin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë...

Blerësit e rrushit dhe vreshtarët arritën marrëveshje për çmimin minimal blerës të kilogramit të rrushit për verë në takimin e sotëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që u mbajt nën ndërmjetësimin e ministrit, Mihail Cvetkov.
 
Siç njoftojnë nga MBPEU, janë dakorduar që çmimi minimal për blerje të llojit të rrushit Vranec me 19 njësi të sheqerit të jetë 13 denarë për kilogram. Krahas kësaj, janë dakorduar edhe për çmimin prej 0.68 denarëve për njësi sheqeri, që do të përdoret gjatë llogaritjes së çmimit blerës për llojin Vranec në rast kur prodhuesi i rrushit do ta dorëzojnë rrushin me cilësi më të lartë ose më të ulët se 19 njësi sheqeri.
 
Çmimi minimal, megjithatë, për blerjen e llojit Smederevka me 17 njësi sheqeri do të jetë 11 denarë për kilogram dhe 0,64 denarë për njësi sheqeri, që do të përdoret gjatë llogaritjes së çmimit blerës në rast se prodhuesi do të dorëzojë rrushin Smederevka me vlerë më të lartë ose më të ulët se 17 njësi sheqeri.
 
Prej atje theksojnë se pagesa e rrushit të verës të blerë do të jetë në afate të përcaktuara ligjore në pajtim me Ligjin për verë./mia