Maqedoni
Çmimi i energjisë për amvisëritë më i ulët se vitin e kaluar
31.08.2015 20:57
Çmimi mesatar me pakicë i energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit është 5,024 denarë për një kilovat orë...

Çmimi mesatar me pakicë i energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit është 5,024 denarë për një kilovat orë, që është për 1,29 për qind më pak në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike për industrinë pa tatimin e vlerës së shtuar lëvizë prej 3,319 deri në 8,395 denarë për një kilovat orë, në varshmëri nga grupi i konsumatorëve.
Çmimi mesatar, madje, e gazit natyror për industrinë pa tatimin e vlerës së shtuar është nga 24,497 deri në 25,533 denarë për një metër kub normal./mia
