Maqedoni

Në korrik rritet qarkullimi në tregtinë me pakicë

31.08.2015 22:02

Në grupin e tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit në korrik të këtij viti, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar...

Në grupin e tregtisë me pakicë të ushqimit, pijeve dhe duhanit në korrik të këtij viti, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, u shënua rritje të qarkullimit, nominale për 6 për qind dhe reale për 5,5 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.
 
Në tregtinë me pakicë të produkteve joushqimore, përveç lëndëve djegëse, megjithatë, në korrik të këtij viti, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, rritje të qarkullimit statistikat kanë regjistruar nominalisht për 9,6 për qind dhe realisht për 3,7 për qind, ndërsa në grupin e tregtisë me pakicë, me përjashtim të tregtisë me lëndë djegëse nominalisht për 7,9 për qind dhe realisht për 7,1 për qind./mia