Për shkak të refugjatëve mbyllet stacioni hekurudhor ndërkombëtar në Budapest

01.09.2015 11:34

Autoritetet hungareze mëngjesin e sotëm e mbyllën stacionin hekurudhor ndërkombëtar në Budapest për shkak të tentimeve të qindra emigrantëve që të ngjiten në tren për në Austri ose Gjermani....

"Asnjë tren nuk do të mbërrijë ose të niset nga stacioni 'Keleti' deri në urdhrin e ri. Luten të gjithë që ta braktisin stacionin", thuheshte në kumtesën, e lexuar përmes shpalljes të stacionit hekurudhor.

Mëngjesin e sotëm erdhi deri në përleshje midis një pjese të emigrantëve, të cilët tentuan që t'i hapin dyert e peronit, por policia nuk lejoi që ata të ngjiten në tren.

Disa emigrantë akuzuan se kanë paguar qindra euro për bileta, pasi që paraprakisht i ka bindur se do t'u lejohet që të udhëtojnë me tren. Dje mijëra emigrantë u nisën nga "Keleti" me tren për në Austri dhe Gjermani.