Pamjet satelitore konfirmuan se është shkatërruar tempulli Bel në Palmira
01.09.2015 11:39
Tempulli kryesor në qytetin antik Palmira, në pjesën veriore të Sirisë, është shkatërruar, gjë të cilën e konfirmojnë pamjet satelitore, kumtoi selia e KB-së...

Agjencia për trajnime dhe kërkime e Kombeve të Bashkuara, UNITAR, ka konfirmuar në Tuitter shkatërrimin e Tempullit Bel, i vjetër 2.000 vjet.
Më herët ka pasur raporte për një shpërthim të fuqishëm atje.
Qyteti Palmira, i cili është nën mbrojtjen e UNESCO-s, kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik (SHI) që në muajin maj.
Javën e kaluar është konfirmuar se një tjetër lokacion në Palmira, Tempulli Balshamin, është hedhur në ajër.
