Numër rekord prej 3.650 emigrantëve ka mbërritur dje me tren nga Budapesti në Vjenë

01.09.2015 11:30

Gjithsej 3.650 emigrantë mbërritën dje me tren nga Budapesti në Vjenë, që është numër rekord për një ditë, kumtoi policia austriake...

"Tani jemi në proces të kontrollit, sa prej tyre kërkojnë azil", deklaroi zëdhënësi policor, Patrik Majerhofer.

Paraprakisht dje autoritetet hungareze ju lejuan emigrantëve të largohen me tren për në Austri dhe Gjermani. Një pjesë e madhe e emigrantëve të ardhur në Vjenë natën e kanë kaluar në stacionin hekurudhor, me qëllim që të vazhdojnë për në Gjermani, e cila javën e kaluar i lehtësoi kushtet për marrjen e statusit të refugjatëve për banorët e Sirisë.

Mbrëmë rreth 400 emigrantë kanë mbërritur me tren nga Budapesti në Munih.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, paraprakisht paralajmëroi se mossuksesi eventual për t'iu përgjigjur krizës me emigrantët do t'i vendoste në pikëpyetje idealet e BE-së.