Ndërroi jetë akademiku Aleksandër Stipçeviq

01.09.2015 13:05

Më datë 30 gusht, në Zagreb, në moshën 85 vjeçare, ndërroi jetë akademik prof. dr. Aleksandër Stipçeviqi...

Me punën dhe punimet e tij shkencore në fushën e arkeologjisë, albanologjisë, ilirologjisë, bibliografisë, historisë së sociologjisë së librit ka arritur në majat shkencore, duke gëzuar një nam të madh prej shkencëtarit.

Aleksander Stipceviq ka lindur në Arbënesh të Zarës, më 10 tetor të vitit 1930. Ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në vitin 1977 në Fakultetin Filozofik në Zarë, ku ka mbrojtur disertacionin “Simbolizmi religjioz tek ilirët”. Më 3 shkurt të këtij viti, në Zagreb, akademikut arbëresh nga Zara, prof. dr. Aleksandër Stipçeviqit, iu dorëzua edhe dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, për meritat e tij shkencore, publicistike dhe kombëtare.

Libri i fundit i Aleksandar Stipçeviqit është pikërisht për arbëreshët e Zarës, të cilët më në fund e pritën dhe përjetuan librin gjithëpërfshirës mbi kulturën dhe historinë e tyre afro 300 vjeçare, me titull “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës”.