Gjenden dy trupa të pajetë në Koliçan
01.09.2015 13:10
Dy persona janë gjetur mbrëmë të vrarë në një makinë në periferi të fshatit Koliçan i Poshtëm në rajonin e Shkupit...

Policia theksoi se dy trupat e pajetë janë gjetur në makinën e tipit “Rover 75”, me targa të Ohrit, pranë një are në Koliçan të Poshtëm, rrugës për në lagjen e Draçevës së Shkupit.
Në vendin e ngjarjes është gjetur pistoleta me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Policia ka identifikuar shoferin e makinës dhe bëhet fjalë për Svetislav R. (1987) nga Kërçova, ndërsa po punohet edhe në identifikimin e viktimës së dytë.
Sipas burimeve jozyrtare policore për disa media maqedonase, bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
