Deklaratat e Ramës, ankth për Vuçiqin

01.09.2015 13:13

Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një Shqipëri të Madhe kanë prekur kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq....

Ai e ka lutur Ramën që mos të lëshojë deklarata rreth Shqipërisë së Madhe se për të dhe për shumë të tjerë është një ankth. Por, Vuçiq beson se Rama është duke i lëshuar këto deklarata sa për procese zgjedhore.

“Kur flet për bashkimin e shqiptarëve, gjithmonë të lë mundësinë se kjo ëndërr ekziston dhe këto mund të shndërrohen për të tjerët në ankth. Të jetë shumë i kujdesshëm në deklarata. Po mendoj se Rama, kur flasim për këtë, nuk është në pyetje vetëm Serbia, por edhe Maqedonia dhe Mali i Zi. Është me rëndësi që të kuptojmë njëri-tjetrin se jemi kryeministra të dy popujve më të mëdhenj në Ballkan”- ka thënë Vuçiq.

Por, Rama thotë se ideja për një Shqipëri të Madhe është në ëndrrën e çdo shqiptari, në këtë rast ai tha se e ka fjalën për një bashkim në Bashkimin Evropian.

“Në shekullin e sotëm këtë ëndërr nuk duam të ja lëmë në dorë forcave që ushqehen me të shkuarën. Këtë ëndërr duam ta realizojmë si evropianë, por të jetojmë së bashku e dhe me serbët, kroatët në Bashkimin Evropian. Dhe ajo që unë kam thënë dhe e them prapë është se Bashkimi Evropian duhet të jetë strategjik në Ballkan dhe do e bëjë të mundur që të jetojmë me njëri-tjetrin”- ka thënë Rama.