Botë

Situata në Ukrainë, protestat në Kiev, vdes një tjetër polic i plagosur

01.09.2015 17:36

Një tjetër pjesëtar i forcave të sigurisë i plagosur në protestën e një dite më parë në Ukrainë, ka vdekur duke e çuar në dy numrin e viktimave në radhët e policisë...

Autori i sulmit me granatë është filmuar nga kamerat. Pamjet filmike tregojnë një person me kapele që hedh mjetin shpërthyes para kordonit të policisë.

Ende nuk ka informacione nëse i dyshuari është identifikuar nga autoritetet ukrainase.

Rreth 100 policë të tjerë u plagosën gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen pasi parlamenti kaloi një ligj për më shumë autonomi për lindjen e vendit.

Ata u sulmuan me eksploziv nga turma e protestuesve. Reagimet e krerëve të Ukrainës ishin të ashpra.

Presidenti Poroshenko akuzoi Moskën si nxitëse të dhunës. Ngjarja në Kiev para parlamentit u dënua edhe nga ShBA-të, Gjermania, Franca dhe BE-j.

Parlamenti I Ukrainës kaloi dje ligjin që i garanton një status të veçantë rajoneve të Donetskut dhe Luhansk, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë.