Fillon viti i ri shkollor

01.09.2015 13:17

Për rreth 275.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, sot fillon viti i ri shkollor 2015/2016...

Për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen edhe rreth 20.000 nxënës të klasës së parë.

Numri i përgjithshëm i nxënësve që vijojnë arsimin fillor kap shifrën prej  rreth 190.000, ndërsa ata që vijojnë shkollimin e mesëm janë rreth 85.000 nxënës. Në Maqedoni ka 105 shkolla të mesme dhe 337 shkolla fillore.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, me rastin e fillimit të vitit shkollor do ta vizitojë Shkollën Fillore "Pashko Vasa" në fshatin Grupçin, Komuna e Zhelinës.