Bojku 6 muaj te FC Shkupi

01.09.2015 14:20

Shkëndija huazon mesfushorin Besmir Bojku te FC Shkupi, ku do të paraqitet në gjysmësezonin vjeshtor...

Qëllimi është që futbollisti të gjejë më shumë hapsira për të luajtur, pas konkurencës së shtuar me përforcimet e fundit.

Parelel me ‘ofenzivën’ e fundit për angazhimin e përforcimeve të denja për ambiciet e këtij sezoni, kryesia e Shkëndijës mban përgjegjësi edhe për lojtarët aktual në ekip.

Duke llogaritur konkurencën e rritur në repartin e mesfushës, në konsultim me stafin teknik është vendosur që i riu Besmir Bojku të jepet si huazim në FC Shkupi.

Kalimi te ekipi nga Cairi vlerësohet të jetë i favorshëm për të gjitha palët, pasi lojtari do të ketë më shumë hapsira për të luajtur, FC Shkupi përforcon ekipin me një lojtar të talentuar dhe cilësor, ndërsa Shkëndija nuk do të mbaj në pankinë një futbollist që meriton të luajë por për momentin vuan konkurencën e madhe.

Bojku është futbollisti i dytë i Shkëndijës që këtë sezon do të luajë si huazim te Shkupi, pas Mevlan Muratit që me paraqitjet e mira ka marrë ftesë për në përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë. Ndërkohë Demir Imeri dhe Shqiprim Taipi janë huazuar te Horizont Turnova, kurse Ersin Fetahi në Makedonija Gj.P. (kfshkendija.com)