Dita e fundit e merkatos, e bujshme edhe në Maqedoni
Dita e fundit e afatit kalimtar ishte e bujshme edhe në kampionatin tonë, me ç`rast tre ekipet shqiptare të cilat na përfaqësojnë në shoqërinë elitare, I përforcuan rradhët e veta në momentet e fundit...

Ishte Shkëndija ajo e cila e kompletoi skuadrën, me blerjen e dy lojtarëve qendërmbrojtës, në repartin më të dobët të drim timit nga Tetova.
Sedat Berisha dhe braziljani Carlinho Rech ishin goditjet e fundit e skuadrës kuqezi, me ç`rast shkupjani kthehet në Tetovë pas dy muajsh, pasi ishte transferuar në Bursaspor të Turqisë, që më pas të lirohet nga ky ekip.
Nga ana tjetër, braziljani Rech te Shkendija vjen nga Botafogo dhe në Tetovë do të qëndroj së paku për gjashtë muaj, por me opsion që kontrata ti vazhdohet edhe për dy vite. Shkëndija, nuk mbeti vetëm me blerjen e këtyre dy lojtarëve, por edhe huazoi një nga talentët e ekipit, Besmir Bojkun, I cili gjashtë muajt e ardhshme do të luaj te Shkupi.
Kësisoj, strugani 20 vjeçar është lojtari I dytë I Shkëndisë I cili huazohet te miqtë nga Çairi, pas reprezentuesit të ri, Mevlan Murati.
Ndërkohë, duarkryq në ditën e fundit nuk ka mbetur as Renova e Xhepçishtit. Ekipi I trajnerit Qatip Osmani, përforcoi dukshëm repartin e mesfushës, me aktivizimin e ish lojtarit të Shkëndisë, Jasir Selmani, I cili ishte kërkuar edhe nga Shkupi, por vendosi që karierën ta vazhdoj në Tetovë. Një tjetër goditje e xhipsarëve në ditën e fundit, ishte edhe afrimi I portierit Andrej Efremov, I cili erdhi nga rradhët e Rabotniçkit. (Mustafa Ademi, TVM2)
