Maqedoni

Shkup-Butel, Sh. F. “Zhivko Brajkovski me objekt të ri

01.09.2015 16:04

Rreth 800 nxënës të Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovsk” në Komunën e Butelit vitin e ri shkollor e kanë filluar në godinën e re...

Në këtë shkollë ka 21 paralele me mësim në gjuhën shqipe, të cilat deri vitin e kaluar mësonin në një objekt tërësisht të amortizuar. 
 
“Godina shkollore ishte vjetruar shumë, ishte amortizuar dhe kështu që ishim optimistë se një ditë, në një të afërme jo shumë të largët, do të bëhet edhe kjo që është bërë sot. Mendoj se me hapjen e kësaj godine të re shkollore të këtij akti solemn do te gëzohen jo vetëm prindërit, por do të gëzohen edhe arsimtarët, mësimdhënësit që punojnë në këtë shkollë, do të gëzohen edhe vetë nxënësit, sepse shkolla është me pajisje shumë moderne”- deklaroi arsimtari i Gjuhës Shqipe në Sh. F.”Zhivko Brajkovski, Naser Curri.
 
Kënaqësinë për objektin e ri shkollor e shprehin edhe nxënësit e kësaj shkolle, pasi do të kenë kushte më të mira për mësim. 
 
“Po, sot jam shumë i lumtur, sepse është hapur një shkollë e re dhe besoj se do të kem një sukses shumë të mirë. Do të kaloj me sukses shumë të mirë, sepse sot në këtë shkollë janë vendosur banka të reja shkollore dhe të gjitha mjetet shkollore”- tha një nxënës.
 
“Jemi të lumtur shumë që e kanë rregulluar këtë shkollë në këtë vit të ri shkollor”- theksoi një nxënës. 
 
“Jam i lumtur shumë dhe shpresoj se edhe të tjerët”- u shpreh një nxënës.  
 
Objekti i ri i Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovski” në Komunën e Butelit në Shkup u ndërtua me mjete nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komuna e Butelit.
 
Po në këtë komunë, në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës Butel, është renovuar tërësisht edhe Shkolla “Petar Zdravkovski Penko”, e cila tashmë ka fasadë dhe kulm të ri. 
 
GYLTENE SINANI