Maqedoni

Vrasje dhe vetëvrasje në Koliçan, motivi duket se është një zënkë banale për dru

01.09.2015 17:05

Vrasje e më pas vetëvrasje ka ndodhur në afërsi të fshatit Koliçan të Poshtëm. Në vendin e quajtur Llokva, policia ka gjetur dy persona të pajetë në makinën e tipit “Rover”...

Njëri nga viktimat është një 28 vjeçar nga Kërçova, të cilin familja e kishte lajmëruar në polici si të zhdukur, kurse personi tjetër ende nuk është identifikuar. Jozyrtarisht mësohet se shkaku i vrasjes së njërit prej tyre ka qenë një zënkë për dru.
 
Pas vrasjes së shokut të tij, personi tjetër e ka vrarë edhe veten, konfirmon MPB.
 
Policia dhe prokurori publik po hetojnë motivet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.