Maqedoni
Kriva Pallankë, zjarri shkrumbon malin, u rrezikuan 40 familje
01.09.2015 17:32
2.5 hektarë pyll është djegur në Kriva Pallankë...

Siç informohet nga Qendra e Zjarrfikësve, zjarri ka kapluar malin në afërsi të shtëpive të banimit, duke rrezikuar banorët, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Rreth 40 familje të rrezikuara seriozisht nga zjarri janë evakuuar.
Sipas komandantit të Njësive Kundër Zjarrit në Kriva Pallankë, Ile Koceski, një automjet ka intervenuar menjëherë së bashku me të punësuarit në “Pyjet e Maqedonisë” dhe banorët, dhe kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll.
Sipas tij, bëhet fjalë për një mal shumë të thatë dhe që kaplohet menjëherë nga zjarri.
