Botë

Operacioni ndaj informalitetit të biznesit, Rama: Shqipëria është në “gjendje lufte”

01.09.2015 17:44

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mblodhi ministra, drejtues të tatimeve dhe doganave në kuadër të operacionit kundër informalitetit, i cili nisi zyrtarisht sot...

Kryeministri Rama e quajti një “luftë” në territorin e zhvillimit ekonomik e tregtar, ku “patriotë” janë ata që marrin kuponin tatimor dhe jo ata që shkrepin armën e nacionalizmit, “tradhtarë” ata tatimorë të cilët do abuzojnë me detyrën.