Maqedoni

Grupi punues, vazhdojnë bisedimet për kompetencat e prokurorit special

01.09.2015 17:58

Grupi punues ishte në takim të sërishëm. Formimi i kornizës ligjore për prokurorin special ishte sërish tema qendrore në tryezën e bisedimeve...

Më shumë se dy orë negocim, përfaqësues të partive politike kanë shkëmbyer mendime mbi propozimin e LSDM –së, që obligimet dhe autonomia e prokurorit special të rregullohen me ndryshime ligjore të Ligjit për prokuror publik.
 
Partia e Zaevit veç më ka finalizuar edhe propozimet për ndryshimet e ligjit.
 
Nuk përjashtohet mundësia që të jetë hapur edhe tema për emrin e prokurorit special dhe kush do të ishte pjesë e prokurorisë speciale.
 
Nga VMRO–DPMNE kanë qenë të mendimit që çështja e prokurorit special të rregullohet me akte nënligjore në kuadër të ligjit aktual.
 
Ndërkaq, BDI ka propozuar që të formohet ligj special, kërkesë kjo fillestare edhe e LSDM-së.
 
Grupet e punës do të vazhdojnë takimet edhe ditëve në vazhdim deri në arritjen e marrëveshjes, që ka të bëjë me prokurorin special, më se voni deri më 15 qershor, për të vazhduar me pikat tjera të marrëveshjes politike që do të garantonin zgjedhje fer dhe demokratike. 
 
Edhe sot pas takimit nuk kishte asnjë deklaratë për të ndriçuar se çfarë fshihej pas dyerve të mbyllura.
 
MERAL ISMAILI