Maqedoni

KRSK u rekomandon prindërve për siguri të fëmijëve në komunikacion

01.09.2015 19:02

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit rrugor u dërgoi rekomandime...

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit rrugor u dërgoi rekomandime prindërve dhe fëmijëve për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion dhe për mbrojtjen e tyre.
 
"Statistikat tregojnë se numri i fëmijëve të vdekur në aksidente komunikacioni është tepër i lartë dhe se pjesëmarrja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të personave të vdekur në aksidente tregon trend të rritjes që e imponon nevojën për ndërmarrjen e masave përkatëse për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion", theksohet në kumtesë.
 
Në këtë kontekst thuhet se fëmijët janë pjesëmarrës në komunikacion, ku fshihen rreziqet dhe për këtë shkak nevojitet të këshillohen pasi vendet ku zhvillohet komunikacioni nuk janë vende për të luajtur.
 
Njëherit theksohet se prindërit kanë përgjegjësi më të madhe dhe duhet të kujdesen për pjesëmarrësit të rinj aktiv në komunikacionin rrugor qoftë si drejtues automjeti ose si prindër, para se gjithash, të ndikojnë me shembuj personal, si komponentë shumë e rëndësishëm edukues të qarkullimit./mia