Jolevski për vizitë njëditore në Poloni

02.09.2015 09:59

Delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë i kryesuar nga ministri Zoran Jolevski sot qëndron për vizitë në Poloni....

Gjatë qëndrimit njëditor, Jolevski do të takohet me ministrin pokak të Mbrojtjes Nacionale, Tomash Shimonjak, ndërsa do ta vizitojë edhe Egzibicionin e 23-të të industrisë mbrojtëse në Kielce, Poloni.

Maqedonia dhe Polonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer mbrojtës, i cili karakterizohet me takime të vazhdueshme në nivel të lartë. Dy vendet do të nënshkruajnë edhe plane vjetore bilaterale për bashkëpunim me aktivitete me shkallë të lartë të realizimit.

Pjesë e bashkëpunimit mes dy vendeve është pjesëmarrja e kadetëve të Polonisë në Kampusin veror ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë, si dhe bashkëpunimi intensiv mes Akademisë ushtarake dhe Universitetit nacional mbrojtës në Poloni.

Republika e Maqenisë tërësisht e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO-Aleancë. Ministri Shimonjak në disa raste ka theksuar se Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret dhe se meriton të jetë pjesë e NATO-s.