Konferenca ndërkombëtare "Shkenca dhe religjioni"
Shkupi, Sveti Nikolla dhe Ohri prej sot do të jenë organizatorë të Dialogut të parë filozofik ndërkombëtar Lindje-Perëndim, në të cilin do të marrin pjesë filozofë nga Maqedonia, Shqipëria, Rusia, Britania e Madhe, Serbia, Kroacia, BeH-ja dhe Greqia...

Konferenca ndërkombëtare me temë "Shkenca dhe religjioni" është në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Universtiteti sllav ndërkombëtar Gavrillo Romanoviç Derzhavin dhe Shoqata e filozofëve të Maqedonisë.
Në sesionin e parë fjalime përshëndetëse do të kenë kryetari i ASHAM-it Vllado Kambovski, rektori i Universitetit sllav ndërkombëtar G.R.Derzhavin Dushan Nikollovski dhe kryetari i Shoqatës së filozofëve të Maqedonisë Lupço Mitkovski.
Në kuadër të sesionit të parë prezantime të tyre do të kenë profesori Fatos Tarifa nga Tirana me temë "Liria e bindjes, sfera publike dhe totalitarizmi ideologjik", profesori Nikollas Vaghorn nga Oksfordi me temë "Pavlefshmëria në sferën e shkencës, filozofisë dhe religjionit", profesoresha Tatjana Sergeevna Pronina nga Rusia me temë "Rilindja religjioze në Rusinë post-sovjetike" dhe profesori Lubomir Cuculovski me temë "Skepsa dhe apologjia".
Hyrja për të gjitha ngjarjet në Dialogun e parë filozofik ndërkombëtar është e lirë.
