Ligjëratë për "Mjekësinë bërthamore dhe ndikimin e saj"
02.09.2015 09:53
Në organizim të Institutit francez në Shkup dhe Shoqatës për mjekësi bërthamore të Maqedonisë, sot do të mbahet ligjëratë me temë "Mjekësia bërthamore dhe ndikimi i saj"...

Ligjëratën do ta mbajë dr. Manuel Bardies, drejtor i Qendrës për hulumtime kancerologjike në Tuluz.
Ligjërata, siç informojnë nga Instituti francez organizohet në kuadër të Kongresit për mjekësi bërthamore që do të mbahet nga data 3 deri më 6 shtator në Ohër. Kongresin e organizon Shoqata për mjekësi bërthamore e Maqedonisë.
