Sekretari për çështje evropiane, Alerm Vezir, për vizitë në Maqedoni
Një delegacion i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, i kryesuar nga sekretari shtetëror për çështje evropiane, Arlem Dezir, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni...

Gjatë qëndrimit njëditor, delegacioni francez do të pritet nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi.
Në takim, siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, do të bisedohet për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë, si dhe për angazhimet e të dy vendeve për bashkëpunim të mëtejshëm të hapur dhe të sinqertë. Sipas paralajmërimit, Arlem Dezir në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të ketë takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe të Komisionit për Politikë të Jashtme.
