Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" në Shtip

02.09.2015 09:57

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" që e organizon Ministria e Financave sot do të jetë në Shtip. Prezantimi për përfitimet e projektit do të mbahet në ndërtesën komunale në orën 17:30....

Në prezantim do të marrin pjesë edhe kompani ndërtimi nga Shtipi të cilat kanë oferta për banesa, si dhe përfaqësues të bankave.

Karvani "Bli shtëpi, bli banesë" ka për qëllim ta afrojë projektin më pranë qytetarëve të interesuar në Maqedoni. Ekipi është i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave, bankave dhe kompanive lokale të ndërtimit që çdo të mërkure do të vizitojë qytete të ndryshme, në mesin e të cilave Ohrin, Prilepin, Strumicën, Velesin, Kumanovën dhe Tetovën.