Mbyllet unaza e Shkupit deri më 28 shtator për shkak të xhirimit të një filmi

02.09.2015 10:18

Unaza pranë Shkupit prej nesër deri më 28 të këtij muaji do të jetë e mbyllur për qarkullim çdo ditë pune prej orës 7 deri në ora 19 në shtegun nga unaza Hipodrom deri te unaza Saraj, informon Lidhja auto-moto e Maqedonisë (LAMM)....

Nga atje theksojnë se më 22 shtator të këtij viti do të reduktohet edhe regjimi i punës në pikën e pagesës Petrovec, ndërsa seksionet e autostradës rreth Gradskos do të mbyllen në periudhën prej 28 shtatorit deri më 25 tetor të këtij viti dhe qarkullimi do të riorientohet.

Shkak për regjimin e veçantë të qarkullimit, siç kumtoi LAMM është xhirimi i filmit artistik francez "2015 A Fo9nd" nga ana e Produksionit Manufaktura nga Shkupi.

"Filmi do të xhirohet në unazën rreth Shkupit, në seksione të caktuara të autostradës E-75 si dhe në pikën pagesore Petrovec në periudhën prej 3 shtatorit deri më 25 tetor të këtij viti", precizoi LAMM.