Policia shqiptare asgjësoi rreth 33 mijë rrënjë marihuanë

02.09.2015 10:14

Në kuadër të aksionit të madh për asgjësimin e parcelave të mbjellura me marihuanë, vetëm gjatë ditës së djeshme policia shqiptare asgjësoi 32.676 bimë narkotike....

Rrënjët e asgjësuara të marihuanës ishin mbjellur në 173 parcela në shtrirjen Shkodër-Dugagjin, në rajonet Pult dhe Shosh, terrene malore të pakalueshme. Bimët ishin me lartësi edhe prej 220 centimetrave.

Gjatë aksionit policia konfiskoi edhe pushkë automatike, katër granata, 700 plumba, is dhe armë të tjera. Të njëjtat janë gjetur në afërsi të vendit prej ku është gjuajtur ndaj helikopterëve të policisë gjatë aksionit të vjetshëm, fshehur në një mur të ndërtuar në shpellë.

Në aksion ishin të përfshirë 400 policë dhe pjesëtarë të njësisë speciale "Renea", të sistemuar në 35 grupe, 60 automjete dhe dy helikopterë.