Është lokalizuar zjarri afër Liqenit të Velesit, po digjet afër Studeniçanit dhe Zelenikovës

02.09.2015 11:48

Mbrëmë në orën 1 pas mesnate është lokalizuar zjarri afër liqenit të Velesit "Mlladost". Për momentin po punohet në shuarjen e plotë të tij...

Siç informoi sot Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), zjarri shpërtheu dje në orën 14:15 minuta dhe përfshiu sipërfaqe të pyjeve me pisha dhe u përhap me intensitet të madh.

Në shuarjen e tij u angazhuan të punësuar dhe dy aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, 10 persona nga NJTZ Veles, katër persona nga Ekonomia pyjore dhe subjekte të tjera.

Zjarri është lokalizuar, por nuk është shuar plotësisht në komunën Studeniçan, afër fshatrave Elovë dhe Osinçan. Gjatë zjarrit, i cili shpërtheu dje, po digjet pyll i përzier.

Dje atje u angazhua një aeroplan i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, 21 pjesëtarë të forcave për mbrojtje dhe shpëtim dhe NJTZ-Shkup.

Sot në mëngjes është regjistruar zjarr afër fshatit Dejkovc, komuna e Zelenikovës, ku po digjet pyll i përzier. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë dy aeroplanë të DMSH dhe disa pjesëtarë të "Pyjeve të Maqedonisë" dhe popullatës lokale.