11 emigrantë e humbën jetën gjatë fundosjes së dy barkave në rrugën drejt ishullit Kos
02.09.2015 11:54
Së paku 11 emigrantë, për të cilët besohet se janë sirianë, jetën e humbën pasi që dy barka u fundosën rrugës nga Turqia jugperëndimore drejt ishullit grek Kos...

Në njërën barkë udhëtonin 16 sirianë, prej të cilëve shtatë janë mbytur, ndërsa katër janë shpëtuar. Roja bregdetare ende po gjurmon pas pesë emigrantëve të tjerë.
Barka e dytë, e cila lëvizte rrugës së njejtë me gjashtë udhëtarë, gjithashtu u fundos, me ç'rast u mbytën tre fëmijë dhe një grua. Dy persona e mbijetuan fatkeqësinë duke arritur në breg.
