Zjarr në qendër të Parisit, 8 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë

02.09.2015 12:17

Zjarri në një apartament në veri të Parisit shkaktoi 8 viktima, mes tyre 2 fëmijë...

Zjarri shpërtheu në rajonin 18, në kryeqytetin francez, në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe më shumë se 100 zjarrfikës u angazhuan në betejë me flakët. 4 të mbijetuar, në gjendje kritike për jetën, janë dërguar menjëherë në spital. Shkaku i zjarrit në ndërtesë po hetohet nga autoritetet vendase.

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, tha se është ende shumë herët për të përcaktuar shkakun e kësaj tragjedie. Shkëndijat e zjarrit paraprakisht dyshohet se kanë nisur nga kati i nëndheshëm i ndërtesës, më pas u përhap nëpër shkallë dhe në katet e sipërme. Disa nga banorët e këtij pallati thanë se tentuan të shpëtojnë duke dalë nga dritaret. (Gyltene Sinani, TVM2)