Prishtinë, Mustafa pas dy javësh raporton për Asociacionin
02.09.2015 12:23
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, është i gatshëm të raportojë para deputetëve për marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe qysh në seancën e parë në sesionin vjeshtor, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të shtatorit...

Megjithatë, subjektet opozitare konsiderojnë se përveç raportimi të kryeministrit, kjo marrëveshje nuk mund të zbatohet pa u ratifikuar nga Kuvendi.
Zyra për Komunikim Publik e kryeministrit ka thënë se Isa Mustafa është plotësisht i hapur që në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës t’i prezantojë në detaje marrëveshjet e arritura më 25 gusht në Bruksel, përkthimi i të cilave pritet të përfundojë gjatë javës.
