Kriza e klandestinëve, mijëra emigrantë mbërrijnë në Greqi

02.09.2015 14:25

Mijëra emigrantë po mbushin çdo ditë Greqinë, duke vënë në alarm qeverinë e re...

Dy anije me më shumë se 4 .200 persona në bord lundruan drejt portit të Pireut pasi u larguan nga ishulli i Lesbos, ku do të qëndrojnë në qendrat e pritjes të ngritura atje. Sipas Agjencisë evropiane të Kontrollit të Kufijve, “Frontex”, 23 mijë emigrantë mbërritën në Greqi vetëm brenda një jave, apo 50% më shumë se në  javën e shkuar. Qeveria greke ka deklaruar se nuk ka mjete financiare të nevojshme për të përballuar fluksin e lartë.

Në alarm është edhe Maqedonia, pasi refugjatët që zbarkojnë në Greqi më pas kalojnë përmes Maqedonisë në rrugën e tyre për në BE.

Kaos ndërkohë është edhe në stacionin hekurudhor në Budapest, ku natën e kanë kaluar mijëra emigrantë ilegalë.