Pas ngritjes së murit, tensione në Hungari

02.09.2015 14:42

Pas ngritjes së murit në kufi me Serbinë dhe vendosjes së 2 mijë agjentëve në terren, situata me emigrantët është tensionuar ndjeshëm në Hungari...

Qindra emigrantë kanë protestuar jashtë një stacioni të madh hekurudhor në Budapest, pasi policia rrethoi terminalin për të ndaluar ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Turmat e njerëzve thërrisnin “Gjermania” dhe tundnin biletat e trenit pasi u detyruan të largohen nga stacioni Keleti i kryeqytetit, por policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Kjo situatë shkaktoi kaos të madh, pasi rreth një mijë persona po lëviznin nëpër zonë duke vëzhguar hyrjet e pamonitoruara nga policia, në përpjekje për të hipur nëpër trena dhe për të vijuar udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Sipas mediave, klandestinët janë lejuar të udhëtojnë në vijë hekurudhore të hënën në mbrëmje dhe në orët e para të mëgjesit të së martës, por kjo mbase për të ulur presionin në rritje në stacionet e trenave.

Sipas Rregullores së Dublinit, azilkërkuesit duhet të regjistrohen në shtetin e parë anëtar të BE që arrijnë, megjithatë protokolli është abuzuar gjerësisht, pasi shumë prej atyre që arrijnë në Hungari për herë të parë kanë shkelur në Greqi dhe ku kanë dështuar për të kërkuar azil.