Maqedoni
Grupet e punës, ende asnjë marrëveshje për prokurorin special
02.09.2015 16:01
Prokurori special ka qenë edhe sot tema e diskutimit në takimin e radhes së grupeve të punës që duhet të merren vesh për pikat e marrëveshjes së 2 qershorit...

Jozyrtarisht mësojmë se sot është diskutuar rreth ligjit të posacëm që do të rregullonte kompetencat e prokurorit, edhe pse VMRO vazhdon të këmbëngulë që kompetencat e prokurorit special të rregullohen me akte nënligjore.
Prokurori special sipas marrëveshjes së liderëve, duhet të zgjidhet deri më 15 shtator, dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë edhe të martën ritheksuan se nuk do të ketë shtyrje të afateve të marrëveshjes së Përzhinos.
