Maqedoni

Arsim, investim prej 85 milionë denarësh, hapet shkolla e parë e mesme në Shuto Orizare

02.09.2015 17:37

Kryeministri Gruevski dhe ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, inauguruan shkollën e mesme në Komunën Shuto Orizarë në Shkup...

I gjithë investimi për ndërtimin dhe pajisjen e shkollës së mesme kap vlerën prej rreth 85 milion  denarësh.
 
Shkolla e re ka edhe një sallë sporti dhe një bibliotekë të pajisur mirë me literaturën e nevojshme, dhe në të mësimin do të mund ta ndjekin në një ndërrim 400 nxënës.
 
“Bëhet fjalë për shkollën e parë të mesme e cila është ndërtuar në Komunën Shuto Orizarë. Ndërtimi i kësaj shkolle në masë të madhe  do t'iu ndihmojë shumë nxënësve të shkollave të mesme të cilët jetojnë në këtë pjesë të Shkupit. Në vend që nxënësit të udhëtojnë për në shkollat e mesme në komunat tjera në kryeqytet, nxënësit e kësaj komune arsimimin e tyre do të mund ta vazhdojnë në afërsi të shtëpive të tyre”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
 
“Qeveria bëri përpjekje që shkolla të ndërtohet sa më shpejtë. Edhe përkundër problemeve me të cilat është përballur, projekti me sukses ka përfunduar. Duke u nisur në atë se arsimi është një nga faktorët kyç për zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë, në këtë frymë ne investuam në ndërtimin e shkollës së re, sepse e kemi ditur se investojmë për një ardhmëri më të mirë të banorëve të kësaj komune”- tha kryeministri i vendit,¬ Nikolla Gruevski.
 
Ministri Ademi ripërsëriti edhe sot se shumë shpejt pritet të lëshohet në përdorim edhe shkolla e mesme në Komunën e Sarajit.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI