Botë
Ambasada e ShBA-ve: Të mos pengohet puna e prokurorit special
02.09.2015 18:27
Rreth zgjedhjes së prokurorit special ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Rreth zgjedhjes së prokurorit special ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kërkon që partitë politike të respektojnë zbatimin e marrëveshjeve të 2 qershorit dhe 15 korrikut.
"Të gjitha pjesët e marrëveshjeve të 2 qershorit dhe të 15 korrikut duhet të implementohen në tërësi. Ftojmë Qeverinë e Maqedonisë dhe të gjitha partitë politike të sigurojnë se nuk do të ndërmerren veprime që pengojnë aftësinë e prokurorit special për të vepruar me autonomi të plotë, siç kërkohet në marrëveshjet e lartpërmendura. Ne presim që të gjitha procedurat gjyqësore në Maqedoni të zbatohen në përputhje të plotë me parimet e të së drejtës vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe praktikën relevante gjyqësore në bazë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut"- thuhet mes të tjerash në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup.
