Maqedoni
Konferencë shkencore për ndryshimet shoqërore në botën globale
03.09.2015 12:05
Përfaqësues të 18 vendeve me mbi 150 punime shkencore do të marrin pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore...

Përfaqësues të 18 vendeve me mbi 150 punime shkencore do të marrin pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare shkencore "Ndryshime shoqërore në botën globale" që e organizon Qendra për hulumtime juridiko-politike pranë Fakultetit Juridik në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip.
Punimet shkencore që do të prezantohen sot dhe nesër, kanë të bëjnë me më shumë disiplina shoqërore - drejtësi, shkenca politike, sociologji, media dhe komunikim. /mia
