Botë
Jemen, 28 të vrarë në një xhami
03.09.2015 13:17
Pas sulmeve me bomba në xhaminë Al-Mo’ayyad, e cila ndodhet në lagjen el–Jarraf në kryeqytetin e Jemenit, kanë mbetur të vdekur 28 persona dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur...

Ngjarja ka ndodhur në Sana, vend ky që kontrollohet nga milicia “Houthi”, njofton BBC.
Ky vend edhe më parë ka qenë objekt i sulmeve të militantëve të grupit terrorist të lidhur me “Shtetin Islamik”.
Pas sulmit, ka qenë dega e “Shtetit Islamik” në Jemen e cila ka marrë përsipër këtë sulm.
