Botë

Kina mban paradë masive ushtarake, feston mposhtjen e Japonisë në LDB

03.09.2015 13:30

Kina ka shënuar mposhtjen e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore me një paradë masive ushtarake në sheshin Tiananmen të Pekinit...

Presidenti, Xi Jinping, ka thënë se “populli kinez ka luftuar fuqishëm dhe ka mundur agresionin e Japonisë.”
 
Ai po ashtu ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Popullit do të reduktohet në një personel prej 300,000 vetash, por nuk ka dhënë afat kohor. Kjo ushtri, tash për tash, është më e madhja në botë, me 2.3 milionë pjesëtarë. 
 
Kina ka disa mosmarrëveshje territoriale me fqinjët në Detin e Kinës Jugore, si dhe në Japoni në Detin e Kinës Lindore.
 
Ceremonia në Pekin është shmangur nga Japonia dhe vendet perëndimore.