Maqedoni

Zbardhen projektet e Samitit të Vjenës, ja çfarë përfitojnë shtetet e Ballkanit

03.09.2015 13:57

Në total kostoja e projekteve të financuara nga BE për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitet 2014-2020 kap shifrën e 1 miliard eurove...

Janë 10 projekte të rëndësishme nga të cilat përfitojnë të gjitha vendet e rajonit. Kostoja totale e gjithë këtyre projekteve (bashkë me financimin e BE-së) mendohet se arrin në 7 miliardë euro, ndërsa ndërtimi i këtyre korridoreve pritet të krijojë 200 mijë vende pune.
 
Pjesa prej 1 miliardë eurosh do të jepet për periudhën 5 vjeçare (deri në vitin 2020) nga fondet e Komisionit Evropian përpara anëtarësimit nga fondet IPA. Pjesa tjetër do të financohet nga Banka Evropiane e Investimeve, por edhe nga vetë shtetet anëtare (totali shkon në 7 miliardë  euro). 
 
Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka vendosur që të fusë në rrjetin evropian të transporteve (që konsiderohen si rrjet i financuar dhe mirëmbajtur prej BE) tre korridore: Korridori Mesdhetar, që nis në Kroaci e përfundon në Igumenicë, në Greqi, duke kaluar nëpër Mal të Zi dhe Shqipëri.
 
Korridori i dytë do të jetë Korridori Orient/Mesdheu Lindor, nga Budapesti në Selanik përmes Shkupit e Prishtinës, Korridori i tretë është korridori i Danubit.
 
Ndër projektet që do të ndërtohen janë edhe autostrada Prishtinë-Shkup, lidhja hekurudhore mes Maqedonisë-Kosovës dhe Serbisë.
 
Korridoret kryesore sapo të përfundojnë do të sjellin një transport më cilësor për qytetarët dhe bizneset, gjë që sjell më tej integrimin brenda rajonit dhe po ashtu dhe me BE-në.
 
ERSAN PARAZITI