Futboll
Maqedonia pa Ademin dhe Hasanin ndaj Luksemburgut
03.09.2015 16:20
Seleskionuesi I përfaqësueses së Maqedonisë, Lubinko Drulloviç, në pres konferencën e sotme, para udhëtimit të nesërm për në Luksemburg...

Seleskionuesi I përfaqësueses së Maqedonisë, Lubinko Drulloviç, në pres konferencën e sotme, para udhëtimit të nesërm për në Luksemburg, shpalosi planet para ndeshjes me autsajderin e grupit dhe skuadrën e vetme e cila është mposhtur nga verdhekuqtë deri më tani në këto kualifikime. Drulloviç, konsideron që Maqedonia ka kulatitet për të shënuar fitoren e parë pas një periudhe të gjatë si mysafir.
“Na prêt një ndeshje e vështirë me Luksemburgun. Për mua ndeshje më e rëndësishme se Spanja. Jemi maksimalisht të koncentruar, pas këtyre pesë stërvitjeve. Me rëndësi është të fitojmë, të luajmë mirë dhe ashtu të motivuar ta presim Spanjën në ditën e festës. Duhet të jemi në nivel të lartë”, është shprehur Drulloviç.
Serbi në bankinën e Maqedonisë, njëashtu theksoi se Arijan Ademi, mesfushori rrëmbyes I Dinamo Zagrebit, nuk do të jetë në mundësi të luaj as kundër Luksemburgut, e as kundër Spanjës të martën në Shkup.
“Ademi nuk do të jetë I gatshëm. Ka stërvitur në mënyrë individuale, por me ekipin jo. Është duke pushuar 12-13 ditë. Ai për ne është lojtar i rëndësishëm, sigurisht do të ishte në formacionin fillestar. Është humbje e madhe që nuk luan”, shtoi ai.
Ferhan Hasani, do të jetë një mungesë tjetër e madhe te Maqedonia, por sipas trajnerit Lubinko Drulloviç, ai nuk do të luaj vetëm ndaj Luksemburgut, ndërsa pritet të jetë I gatshëm për takimin e së martës ndaj Spanjës.
Ndeshja kualifikuese mes Luksemburgut dhe Maqedonisë, do të luhet të shtunën, me fillim në orën 18.00. / Mustafa Ademi
