Tenis
US Open, Djokovic, Nadal dhe motrat Williams në raundin e 3-të
03.09.2015 16:22
Nuk ka surpriza në raundin e dytë të US Open, ku të mëdhenjtë e raketës botërore kanë arritur të sigurojnë biletat për të vazhduar rrugën...

Numri 1, Novak Djokovic u imponua lehtësisht në tre sete ndaj Andreas Haider-Maurer me rezultatin 6-4, 6-1, 6-2. Në raundin tjetër, Nole gjen italianin Seppi, i cili eliminoi në 4 sete rusin Gabashvilli.
Në tre sete e mbylli sfidën edhe Rafael Nadal përballë Diego Sebastian Schwartzman, por spanjolli e pati më të vështirë pasi u imponua në setin e parë me tie break 7-5, ndërsa më pas ndeshja u bë më e lehtë për të duke fituar 6-3, 7-5.
Në raundin e tretë, Nadal do të përballet me italianin Fabio Fognini, i cili mundi Pablo Cuevas 3-0. Në përballjet e tjera të këtij raundi, Marin Cilic gjeti suksesin e pastër 3-0 ndaj Evgeny Donskoy, Feliciano Lopez luajti 5 sete për të mundur Mardy Fish, ndërsa David Ferrer fitoi me rezultatin 7-5 dy setet e para kundër Filip Krajinovic, teksa në të tretin loja shkoi në tie break ku spanjolli u imponua 7-4.
Në kategorinë e femrave, numri 1 i botës, Serena Williams e vuri në dyshim vazhdimësinë në turneun e shtëpisë.
Gjatë setit të parë takimi ndaj holandezes Kiki Bertens u fiksua në shifrat 6-6 dhe vetëm në tie break amerikania arriti të kalonte në avantazh, ndërsa në setin e dytë tenistja me ngjyrë fitoi me tre lojë diferencë.
Në raundin tjetër kaloi edhe tenistja tjetër e familjes Williams. Venus iu deshën tre sete për të kaluar Irina Falconi.
Në raundin tjetër siguruan kualifikimin edhe Agnieszka Radwanska, Dominika Cibulkova, Eugenie Bouchard e Roberta Vinci.