Botë

Orban: Refugjatët po minojnë rrënjët ortodokse të Evropës

03.09.2015 17:33

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ndodhet në Bruksel për bisedime mbi çështjen e azilkërkuesve...

Ai tha se kontrolli i kufijve ishte tema numër 1 e diskutimeve të zhvilluara. 
 
“Hungarezët janë të trembur. Njerëzit në mbarë Evropën janë të trembur sepse e shohin se liderët evropianë, mes tyre kryeministrat, nuk janë në gjendje të kontrollojnë situatën”, tha Orban. 
 
Në një konferencë të tensionuar shtypi me presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, shefi i qeverisë hungareze tha gjithashtu se, “kriza e emigrantëve është një problem gjerman”. 
 
“Askush nga ata nuk dëshiron të qëndrojë në Hungari. Detyra jonë është vetëm t’i regjistrojmë ata”, theksoi Orban. 
 
Më herët kryeministri shkroi një opinion të publikuar të enjten në të përditshmen gjermane “Frankfurt Allgemeine Zeitung”, ku thotë se vendi i tij po pushtohet nga refugjatët që kërcënojnë të minojnë rrënjët ortodokse të kontinentit të vjetër. 
 
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, që kryeson dhe presidencën e radhës të BE-së dhe që do të drejtojë një takim të posaçëm më 14 shtator, bëri thirrje për krijimin e një agjencie evropiane për refugjatët, me zyrtarë evropianë të vendosur në kufijtë e vendeve të përfshira nga kriza.