Maqedon

Këshilli Komunal i Sarajit me vendim: Shkolla në Sfillare do të quhet “Bedri Tahiri”

03.09.2015 18:30

Këshilli Komunal i Sarajit mori vendim për ndarjen dhe emërtimin e shkollave në këtë komunë...

Shkolla Fillore qendrore “Bajram Shabani” në Kondovë dhe dy shkollat periferike në Sfillare të Poshtme dhe Sfillare të Epërme tani më me vendim të Këshillit Komunal të Komunës së Sarajit janë ndarë si dy shkolla më vete.
 
Gjithashtu me vendim të Këshillit,  që u mbështet nga të gjithë këshilltarët në mënyrë unanime,  shkolla fillore në Sfillare do të mbajë emrin e veteranit të arsimit, po nga ky vend, Bedri Tahiri. 
 
Ndarja e shkollës “Bajram Shabni’ ishte një kërkesë e banorëve lokal të Sfillares. Përsëri shkolla qendrore do të jetë në Sfillare të Poshtme, ndërsa katërvjeçarja si periferike në Sfillare të Poshtme. Për këtë ndarje të shkollave pritet që pëlqim të japë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.