Maqedoni

Nesër pa ujë disa rrugë në Qendër

03.09.2015 18:45

Shfrytëzuesit nga rrugët "Rajko Zhinzifov", "Stefan Jakimov Dedov", "Borka Taleski" dhe "Ivan Millutinoviq" në komunën Qendër nesër prej orës 10 do të jenë pa ujë për pije...

Siç informoi QRMK Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të realizimit të kyçjes ujësjellëse të F-100 mm në rrugën "Rajko Zhinzifov" nr. 38.
 
Ndërprerja e furnizimit me ujë do të jetë deri në përfundimin e punëve./mia