Maqedoni

Në rrethinën e Kumanovës për me qira ofrohen 74 hektarë tokë bujësore shtetërore

03.09.2015 19:19

Bujqit nga rajoni më i gjërë i Kumanovës mund të aplikojnë për marrje me qira të tokës bujqësore shtetërore...

Thirrjen që e publikoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) u dedikohet gjithsej 74 hektarëve, ndërsa çdo i interesuar mund të dorëzojë kërkesë për tre hektarë.
 
Udhëheqësi i Njësisë rajonale Naser Dauti sot përkujtoi se toka është e deidkuar për ngritje të të mbjellave shumëvjeçare, kopshtare, vreshta, ullishte, bimë me rritje të shpejtë, livadhe, peshkore,...,në periudhë prej 15 deri në 70 vite.
 
"Të interesuarit mund të informohen për kushtet në ueb-faqen e MBPEU-së, por edhe të kërkojnë informata të hollësishme në Njësinë rajonale", deklaroi Dauti.
 
Sipas tij, në vijim janë edhe thirrjet publike për dorëzim të ofertave për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore edhe deri në tre hektarë.
 
Ofertat duhet të dorëzohen në afat prej 30 ditësh nga publikimi i thirrje në gazetat ditore./mia