Maqedoni
Digjet dhe shuhet një automjet në Gjorçe Petrov
03.09.2015 19:59
Të punësuarit në komunën Gjorçe Petrov kanë shuar një automjet nën flakë "Ford eskord" i parkuar në afërsi të ndërtesës komunale...

Siç informojnë nga komuna Gjorçe Ptrov, sot rreth orës 12 është djegur një automobil me targa shkupjne, me ç'rast para se të vijnë automjetet zjarrfikëse, të punësuarit në komunë janë përpjekur që ta shuajnë automjetin.
Pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve, flaka e cila është përhapur në pjesën më të madhe të automjetit, është shuar.
Arsyet për djegien e automjetit nuk janë bërë të njohura./mia
