Maqedoni
Aksident në autostradën Petrovec-Shkup, 3 persona përfunduan me lëndime në spital
04.09.2015 12:30
Tre persona janë lënduar në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Petrovec-Shkup...

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup. Ekipet e policisë kryejnë ekspertizë në vendngjarje, ndërsa qarkullimi është riorientuar.
Siç njoftojnë nga SPB-Shkup, në aksident janë përfshirë tre automjete edhe atë një automjet motorik për udhëtarë "Land rover", me targa të Tetovës, një automjet motorik transportues "Citroen" me targa të Shtipit dhe një automjet motorik për udhëtarë "Grand çiroki" me targa të Shkupit.
